Nena 38 vjecare kerkon ndihme per femijet

18/03/2009 21:15

Armira eshte 10 vjec, ndersa vellai i saj 8-te, por asnjeri prej femijeve nuk mundet as te shkruaje dhe as te lexoje. Keshtu e nis historine e saj 38 vjecarja Alketa Kotori, e cila ndihet e pafuqishme per te ndihmuar femijet e saj.

Ajo tregon se i ka rritur ne tunelet e ushtrise ne Shkoze, ku ata vec skamjes dhe te ftohtit jane perballur edhe me semundje qe i kane shkaktuar probleme te medha me degjimin.

“Ajo dhome kishte nje dritare te keqe dhe dera ishte e vjeter. Kishim vene nje batanije per te penguar eren, por pikonte kur binte shi. Keto kane ndikuar nga fakti qe ata nuk degjojne e nuk flasin. Une nuk kam mundesi ekonomike per femijet”, shprehet Alketa.

38 vjecarja tregon se pasi burrin e saj e shkarkuan si ushtarak, mbijetesa per te dhe familjen e saj eshte bere shume e veshtire. Ajo kujton se djali i saj pati probleme me degjimin vetem si pasoje e pakujdesise se mjekeve.

“Mjeku me thoshte mua t’ia bej femijes vetem me kompresa me uje. Pastaj iu bertita infermiereve dhe vepruan me oksigjen. Por ja qe ndodhi keshtu”, tregon Alketa.

Ajo kerkon ndihme per femijet e saj, te cilet nuk mund te bejne asnje gje nese ajo nuk eshte prane tyre. “Keta do te ngelen keshtu, do te jene peng per gjithe jeten pasi nuk degjojne. Une sot jam, neser nuk jam”, shton 38 vjecarja.

Top Channel