Lushnje, aksident rrugor, plagoset 48-vjecari

18/03/2009 10:30

Nje tjeter aksident ka ndodhur ne rrugen Fier- Lushnje. Aksidenti ka ndodhur prane fshatit Saver, te rrethit te Lushnjes.

Dy makina me targa te Durresit kane dale nga rruga duke u permbysur ne kanalin anesor te rruges.

Furgoni me targa DR3687D, i drejtuar nga shtetasi Arben Mici, 39 vjec ka tentuar te parakaloje makinen tip golf me targe DR 2324B, i drejtuar nga shtetasi Agron Mustafa 48 vjec por veprimi ka qene i gabuar dhe te dy drejtuesit e automjeteve jane munduar te shmangin perplasjen duke perfunduar ne kanal.

Si pasoje eshte plagosur drejtuesi i golfit, Agron Mustafa, i cili eshte derguar menjehere ne spital. Policia e Lushnjes ka shoqeruar ne komisariat drejtuesin e furgonit Arben Mici per zbardhjen e plote te aksidentit.

Top Channel