Lac, kapen tre grabites

18/03/2009 15:55

Nje grup te rinjsh qe kryenin vjedhje ne qytetet Lezhe, Lac, Mamurras jane arrestuar sot nga policia e qarkut te Lezhes.

Ata u kapen ne flagrance nga policia ne momentin qe donin te grabisnin me thyerje nje dyqan.

Disa denoncime per vjedhje solli nisjen e nje operacioni te koduar “Zinxhiri i Nderprere”, qe beri te mundur arrestimin e shtetasve Vladimir Hisku, i datelindjes 1982 banues ne Lac, Arben Tanushi i datelindjes 1978 banues ne Lac, si dhe nje te mituri me inicialet A.U i datelindjes 1992 banues po ne qytetin e Lacit.

Ata rezultojne te jene autore te disa grabitje banesash dhe dyqanesh ne Lezhe dhe ne Lac. Policia po punon per te evidentuar vjedhje te tjera te kryera prej tyre.

Top Channel