Kolonje, demtohen pyjet nga procesionarja

18/03/2009 12:05

Masivet pyjore ne Kolonje vecanerisht ne Germenj, Shelegur dhe ne Qarr jane prekur rende nga infeksioni i procesionares.

Pyjet po demtohen dhe organet shteterore dhe drejtoria Rajonale e Pyjeve nuk ka asnje mundesi nderhyrje. Behet fjale per nje siperfaqe prej 70 hektaresh e cila po zgjerohet me shpejtesi me rritjen e temperaturave.

Ne keto masive pyjore ne juglindje te vendit ne kufi ne Greqi hera e fundit qe eshte nderhyre me kimikate ndaj ketij infeksioni ka qene viti 1990. Prej asaj kohe semundja e pishes vazhdon te perhapet duke demtuar pyjet po aq sa edhe zjarret.

Top Channel