Inter, projekt “anglez” per te ardhmen

18/03/2009 16:05

Humbja me Manchester United shenoi fillimin e nje ere te re ne skuadren e Interit.

Ka qene pikerisht trajneri luzitan qe eshte bere inisiatori i nje revolucioni te vertete ne skuader, por kjo mund te rezultoje risi edhe per futbollin italian. Pak dite me pare, “Special One” shprehu admirimin per futbollin britanik.

Sipas gazetes “Daily Mirror”, kjo nuk ishte nje deshire e tij per te shkuar ne Angli, por nje sinjal ndaj drejtuesve te klubit per te hapur thesin. Presidenti Massimo Moratti ka premtuar plot 110 milione euro per merkaton e veres, me te cilat Mourinhio mund te kenaqe preferencat. Ne krye te listes se deshirave qendrojne dy lojtaret e Chelsea, Drogba dhe Essien, ndersa me kujdes po ndiqen edhe Diaby, Jenas e Mikel.

Mbrojtja eshte edhe raparti ku mbyllen deshirat e portugezit, pasi ai pelqen dyshen Vidic-Carvalho. Emra te nje niveli te larte qe mund te kerkojne nje sforcim te madh ekonomik nga shoqeria zikalter dhe presidenti, i cili e ka treguar veten shpesh here se eshte i gatshem te beje marrezira per skuadren e tij te zemres.

Top Channel