Inter, plas serish ceshtja “Adriano”

18/03/2009 21:15

Mourinho-Adriano shfaqen serish protagoniste ne perplasjet brenda kampit zikalter.

Eshte lojtari brazilian ai qe i hedh benzine zjarrit per te disaten here, pasi nuk e ka marre me sy te mire lenien ne pankine per ndeshjen e kthimit ne Manchester. Por, problemi i vertete nuk eshte ky por vesi i vjeter i Adrit per te kaluar naten ne diskoteke nje nate para ndeshjes.

Kjo ka ndodhur te shtunen, dhe te dielen Mourinho e ka derguar serish ne pankine duke mos luajtur asnje minute kunder Fiorentines. Ne perfundim te ndeshjes sulmuesi ka udhetuar me nje avion privat drejt Porto Cervo-s per te kaluar dy dite bashke me shoket e skuadres Julio Cesar, Mancini e Maicon.

Nderkohe, ne Milano ka mberritur agjenti i tij Gilmar Rinaldi per te diskutuar zgjatjen e kontrates qe skadon ne vitin 2010, gje e cila ka pak mundesi te ndodhe duke pare sjelljen jo prej profesionisti te ish perandorit.

Top Channel