Hamilton prej dylli ne muzeun e vecante

18/03/2009 20:10

Kampioni i botes ne Formula 1, Lewis Hamilton i bashkohet statujave te dyllit ne muzeun e famshem te londres “Madame Tusso” ku jane figura te njohura te botes.

Mijera njerez kane pare nga afer statujen prej dylli te kampionit te pare me ngjyre ne Formula 1, nderkohe qe femijet kane patur mundesine te luajne me nje loje ne kompjuter, pikerisht ne pisten ku 24 vjecari startoi karrieren e tij si pilot. “Hamilton ka qene prej kohesh ne projektet tona”, ka pohuar zedhenesja e ketij muzeu Louise Walsh.

“Pas shpalljes se tij kampion te Formula 1, menduam ta bashkonim ate me figura te tjera te njohura ne bote”, ka perfunduar Walsh. Ndertimi i statujes prej dylli te kampionit ne fuqi te Formula 1 ka zgjatur rreth 6 muaj nderkohe qe shpenzimet arrijne deri ne 210 mije dollare.

Top Channel