Geithner: AIG do te ktheje bonuset

18/03/2009 08:50

Sekretari amerikan i thesarit, Timothy Geithner, ka deklaruar se kompania gjigante e siguracioneve, AIG, do te detyrohet te ktheje bonuset qe i ka paguar punonjesve te saj.

Ky do te jete kushti per te marre me shume ndihme nga qeveria e SHBA-se. Ne nje leter drejtuar Kongresit, Geithner tha se 165 milione dollare qe u dhane si bonuse, po ashtu do te zbriten nga shuma prej 30 miliarde dollaresh qe qeveria kishte premtuar se do t’i jepte kompanise AIG, per ta shpetuar nga falimentimi.

AIG kembengul se ishte e detryruar nga ana ligjore qe t’i paguante keto bonuse, pavaresisht veshtiresive finaciare.

 

Top Channel