Ecclestone zgjedh te preferuarin: Button do t’ju mahnise

18/03/2009 20:40

Bernie Ecclestone zbulon nje emer te cilin e mendon si favoritin e vitit 2009 ne Formula 1. Pronari i sportit me te ndjekur te pistave, shprehet se skuderia BrawnGP me britanikun Jenson Button do jete surpriza e ketij sezoni.

“Toyota dhe Jenson Brawn e kane interpretuar rregulloren ne menyre te ndryshme por FIA mendon se gjithcka eshte brenda rregullave. Nese Button do kete mundesine te fitoje tre garat e para duke pare se nuk jane me piket qe vendosin, 3 fitore ne xhep nuk do jene keq”, shprehet Ecclestone, sipas te cilit, piloti i ri duhet te konkurroje me katershen Alonso, Raikkonen, Massa, Hamilton.

Sipas pronarit te Formula 1, ky sport do kete me shume konkurrence pikerisht per shkak te rregullave te reja. “Sistemi i ri do t’u pelqeje piloteve me te forte dhe mendoj se ky eshte nje fillim i mire. Nese nje pilot eshte i dyti atehere ai do tentoje me cdo kusht qe te fitoje. Fitorja garantonte vetem dy pike me shume dhe asgje me teper. Kjo do te thote se nuk kishte stimuj per te sulmuar”, vijon manjati britanik.

Ne vijim te intervistes, Ecclestone nuk kursen edhe ndonje kritike per kampionin ne fuqi, Lewis Hamilton. “Ne ndonje rast te vecante duhej te kishte kryer parakalime dhe nje gje te tille nuk e ka bere”, pohon ai.

Top Channel