Artan Bushati “zbulon” anti-Skocinë

18/03/2009 09:10

Trajneri i përfaqësueses Shpresa, Artan Bushati, ka publikuar listën me 22 futbollistët që do të ketë në dispozicion për sfidën e dyfishtë me Skocinë.

Kuqezinjtë “e vegjël” debutojnë në Grupin 10 eliminator të Evropianit U-21 më 28 mars, në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit. Vetëm katër ditë më pas, pra 1 prill, ata do të ndeshen sërish me bashkëmoshatarët skocezë, këtë herë në Falkirk.

Në zgjedhjet e Bushatit ka pasur vend për pak surpriza, ku boshti i skuadrës mbetet i njëjti, me emra të spikatur si Enco Malindi (Spartak Varna, Bullgari), Ahmet Jonuzi (Vorskla, Ukrainë), Semiran Çela (Angers, Francë 2), Ditmar Bicaj (Belasitsa, Bullgari), Brian Filipi (Ravena, Seria C1) apo edhe lojtarët e kampionatit tonë si Emiljano Vila e Vilfor Hysa (Teuta), Shpëtim Moçka, Franc Veliu e Ardit Shehaj (Flamurtari). Në total, në skuadër janë 14 lojtarë nga Kategoria Superiore, pesë legjionarë, ndërsa Olsi Teqja i Kastriotit, është i vetmi që militon në Kategorinë e Parë.

Top Channel