
Gjykata e Apelit ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se Dibres per 20-vjecarin, Shpetim Zisa i akuzuar per perdhunimin dhe me pas vrasjen e 10-vjecarit, Bekim Cenga.
Ne kohen qe gjyqtaret pohuan se Zises eshte i denuar me burg te perjetshem i pandehuri ishte i pranishem ne salle se bashku me te emen, Meliza Zisa dhe avokatin mbrojtes.
Por gjate, Gjykata e Apelit e zhvilloi gjyqin me dyer te mbyllura ashtu si edhe ne mjaft raste te tjera, ku shtypi nuk lejohet te ndjeke gjyqet, pavaresisht se ato deklarohen me dyer te hapura per publikun.
Avokati mbrojtes pretendoi para gjykates se klienti i tij eshte i semure mendor, por raporti i mjekesise ligjore hedh poshte keto deklarata. Vrasja e te miturit nga Peshkopia tronditi vendin gati dy vjet me pare, ndersa autori i krimit menjehere pas arrestimit i tregoi policise, se ku e kishte fshehur trupin e te miturit.
Top Channel