Van Der Vaart beson tek titulli kampion

17/03/2009 17:45

Mesfushori i Real Madrid, Van Der Vaart beson ende ne mundesine per te fituar Primera Division pasi sipas tij, 6 pike qe i ndajne nga Barcelona nuk jane shume.

“Me Atlethic Bilbao arritem fitoren e 11-te ne 12 ndeshjet e fundit. 6 pike diference nuk jane asgje. Kemi shkurtuar diferencen me Barcelonen dhe ne dy jave 6 pike mund te reduktohen”, thekson ish mesfushori i Hamburgut ne nje deklarate per shtyp.

Ne vijim, ai ka shuar zerat qe flisnin per mosmarreveshje me bashkekombasin Huntelaar. “Nuk kam asnje problem me te. Nuk u perqafuam ne momentin e golit pasi ai eshte i zhgenjyer qe luan pak por ne dhomat e zhveshjes e beme nje gje te tille. Eshte ne nje forme te mire dhe ai eshte nje garanci me shume per sulmin e Realit pasi ka karakteristikat e Van Nistelrooy”, shprehet Van Der Vaart.

Ne fund te deklarates ai ka folur edhe per te ardhmen. “Dua te fitoj shume trofe me Real Madrid dhe qellimi im eshte te qendroj gjate ketu”, perfundon ai.

Top Channel