SuperLiga evropiane brenda 2012-es

17/03/2009 11:40

Kater skuadra angleze, kater spanjolle, kater italiane, tre franceze dhe tre gjermane. Ky eshte projekti me i fundit i menduar nga klubet me te fuqishme te Evropes qe mendojne te aplikojne nje formule me interesante qe do te perfshinte ne nje format me te medhate e kontinentit te vjeter.

Projekti i SuperLiges ka si qellim unifikimin e Champions League dhe Kupen e re UEFA dhe mund te marre jete ne 2012, por shefi i UEFA-s, Michel Platini eshte nje nga kundershtaret me te medhenj te kesaj ideje.

Sipas revistes franceze “France Football”, projekti parashikon qe SuperLiga te ndahet ne tre divizione, seria A, B dhe C. Ne divizionin A do te gjenden gjigantet aktuale te Champions League, ndersa ne serine B do te perfundojne skuadrat mesatare dhe te vogla te Champions dhe me te mirat ne Kupen UEFA. Hyrja ne divizione nuk do te jete vetem ne bazen e kriterit sportiv, po edhe ne bonuset historike apo ftesat.

Sipas “France Football”, disa nga skuadrat qe e mbeshtesin kete ide jane, Milan, Bercelona, Manchester United, Real Madrid, Interi dhe Lioni, ndersa presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge ka dale kunder. Nga ana tjeter edhe Platini eshte kunder pasi ai mendon te qendroje ne formatin Champions League por me ndryshimin se ne kete kompeticion duhet te marrin pjese vetem skuadrat kampione.

Top Channel