Lojtaret e Hoffenheim i shpetojne pezullimit

17/03/2009 16:25

Federata Gjermane nuk ka marre masa te rrepta ndaj lojtareve te Hoffenheim Andreas Ibertsberger dhe Christoph Janker te cilet jane paraqitur me vonese ne kontrollin anti-doping te 7 shkurtit para ndeshjes me Borussia Moenchengladbach.

Thyen disiplinen por ia hedhin paq vetem me nje gjobe. Federata Gjermane nuk ka marre masa te rrepta ndaj lojtareve te Hoffenheim Andreas Ibertsberger dhe Christoph Janker te cilet jane paraqitur me vonese ne kontrollin anti-doping te 7 shkurtit para ndeshjes me Borussia Moenchengladbach.

Ne fakt, gjoben e ka marre klubi surprize i Bundesliges qe tashme duhet te heqe nga arkat e tij rreth 75 mije euro. Hoffenheim eshte nje nga skuadrat surprize te ketij sezoni ne Bundeslige pasi e mbylli sezonin dimeror ne vendin e pare.

Nje prej goditjeve me te medha skuadra e mori gjate pergatitjeve ne mes te sezonit pasi sulmuesi kryesor, Vedad Ibisevic, i cili kishte shenuar 18 gola vetem ne pjesen e pare te kampionatit, pesoi nje demtim te rende qe do ta detyroje ta mbylle sezonin ne shtrat.

Top Channel