Laporta: Eto’o do qendroje tek Barcelona

17/03/2009 21:45

Presidenti i Barcelones, Juan Laporta u ka qartesuar situaten gjithe klubeve evropiane qe jane vene ne ndjekje te sulmuesit kamerunas, Samuel Eto’o.

Ne nje interviste radiofonike, kreu i shoqerise katalanase ka theksuar se Eto’o eshte nje nga sulmuesit me te mire ne bote dhe do beje gjithcka per ta mbajtur ne skuader. Nderkohe, sipas disa zerave, nese marreveshje me lojtarin afrikan nuk do te arrihet, atehere Laporta e ka te gatshme alternativen sulmit.

Behet fjale per bomberin e Valencias, David Villa. Kamerunasi Eto’o e nisi sezonin mes dyshimeve te shumta pas afrimit te trajnerit Guardiola, por tashme ai eshte shenuesi me i mire i Primera Division me 23 gola te shenuar.

Top Channel