Krkic falenderon Riijkard dhe Henry per mbeshtetjen

17/03/2009 17:15

Sulmuesi i ri i Barcelones, Bojan Krkic nuk e harron ish trajnerin e tij Frank Rijkaard qe i dha mundesine te debutonte me nje klub te madh edhe pse ai ishte vetem 17 vjec.

“Me ka dhene mundesine te luaj ne futbollin e te medhenjve dhe do t’i jem mirenjohes perhere. Vitin e shkuar gjerat nuk shkuan mire pasi nuk isha mesuar te qendroja ne dhomat e zhveshjes me 21 lojtare te nivelit te larte. Isha vetem nje femije por kam krijuar shume eksperience”, shprehet sulmuesi spanjoll ne nje interviste per agjencine Efe.

Ne vijim, ai falenderon edhe kolegun Thiery Henry. “Titi me ka ndihmuar shume pasi edhe ai si une e ka nisur karrieren ne moshe te vogel. Me ka pritur ne menyre shume te vecante dhe me te kuptohem shume mire. Objektivi im eshte te vazhdoj te rritem me kete skuader”, perfundon ylli katalanas qe diten e shtune shenoi dygoleshin e fitores kunder Almeiras.

Kontrata aktuale e Krkic me Barcelonen skadon ne vitin 2013, por ai ka shprehur deshiren per te qendruar me gjate ne “Camp Nou”.

Top Channel