KOKSH, nisme per te mbledhur asamblene zgjedhore

17/03/2009 20:20

Nje grup nismetaresh ka derguar ne zyrat e KOKSH vendimin per te zhvilluar nje asamble te jashtezakonshme zgjedhore dhe statutore me 20 mars.

Ky grup i referohet situates aktuale te Komitetit Olimpik pas asaj qe ndodhi ne asamblene zgjedhore te 6 dhjetorit te vitit te shkuar. Keshtu eshte gjetur nje klauzole ne statut ku thuhet se mund te mblidhet asambleja zgjedhore me kerkesen me shkrim te 2/3-ave te anetareve qe kane te drejte vote.

Nisma ka ngjallur reagimin e menjehershem te drejtuesve te KOKSH-it te cilet e konsiderojne si te paprecedent kete veprim dhe kujtojne kerkesen qe ka bere Komiteti Olimpik Nderkombetar dhe ai europian per zhvillimin e asamblese zgjedhore vetem me vendimin e organeve drejtuese aktuale. Gjithashtu, KOKSH sqaron se nisma eshte bazuar ne nje draft te statutit aktual i cili ende nuk eshte i miratuar.

Po ashtu kjo kerkese e nismetareve ka shkelur dhe afatet e lajmerimit per zhvillimin e nje asambleje te tille dhe mbi te gjitha, anetaret me te drejte vote kane te drejte te paraqesin kerkesen e tyre ne KOKSH per nje asamble te jashtezakonshme dhe jo ta organizojne ate. Komiteti Olimpik i sugjeron Ministrise se Sporteve qe te rivleresoje situaten per te shmangur me tej pasojat.

Megjithate, grupi i nismetareve duket i vendosur per te zhvilluar kete asamble edhe pse kane grumbulluar firmat e 10 federatave dhe 2 sportisteve olimpiste, nderkohe qe nje pjese e federatave kane ende probleme me organet e tyre te reja drejtuese, te cilat kane sjelle edhe perjashtime nga outoritetet boterore e europiane.

Top Channel