Deco ne shenjestren e Atletico Madrid

17/03/2009 20:50

Atletico Madrid hedh grepat per te marre nga Chelsea mesfushorin portugez, Deco.

Lojtari i bashkuar me blute e Londres ne epoken Scolari nuk e ka me vendin e sigurt ne formacionin baze dhe mendohet qe ne fund te ketij sezoni te largohet nga “Stamford Bridge”. Menjehere bardhekuqte jane hedhur ne sulm duke kerkuar sherbimet e ish lojtarit te Barcelones.

Sipas gazetes “Sport”, Deco eshte nxjerre ne listen e te padeshiruarve te Hiddink per te shendoshur financat e shoqerise qe eshte prekur nga kriza ekonomike. Lojtari i kombetares portugeze ndiqet me kujdes edhe nga Juventusi por ai ka shume mundesi te zgjedhe Madridin, pasi periudhen me te lavdishme te karrieres e ka kaluar ne Spanje me Barcelonen ku ka fituar shume trofe, mes te cileve edhe Champions League.

Top Channel