Lauda: Ferrari dhe BMW favorite per 2009-en

16/03/2009 15:35

Ish kampioni i botes ne garen me te ndjekur te pistave, ka deklaruar se Ferrari dhe BWM jane skuderite qe do mbizoterojne kampionatin e ketij sezoni qe starton ne 29 mars ne Melburn te Australise.

Niki Lauda ka bere nje parashikim ne prag te sezonit 2009 te Formula 1. Ish kampioni i botes ne garen me te ndjekur te pistave, ka deklaruar se Ferrari dhe BWM jane skuderite qe do mbizoterojne kampionatin e ketij sezoni qe starton ne 29 mars ne Melburn te Australise.

Ne nje interviste dhene per gazeten “Bild am Sonntag”, ish piloti austriak mendon se skuderia nga Maranello me te cilen eshte shpallur 3 here kampion bote, do jete dominuesja e sezonit, e ndjekur nga BMW-ja. “Shikoj ne gjendje te mire edhe skuderite Toyota, Red Bull Racing dhe Brawn GP.

McLaren nuk me duket ne forme te mire pasi ka probleme te medha me aereodinamiken. Ky eshte vetem nje bilanc fillimi pasi skuderia anglo-gjermane mund ta zgjidhe shume shpejt kete problem”, perfundon ish piloti austriak.

Top Channel