Kupa, FSHF con Vllaznine ne gjysmefinale

16/03/2009 20:00

Eshte Vllaznia dhe jo Dinamo skuadra gjysmefinaliste e Kupes se Shqiperise, ndersa Partizani dhe Flamurtari do luajne nje ndeshje te trete.  

Kete e ka vendosur Komisioni i Disiplines ne FSHF pasi ka shqyrtuar ankesen e klubit shkodran per aktivizimin e dinamovitit Elis Bakaj ne ndeshjen e dyte edhe pse ai kishte luajtur me pare me nje klub tjeter ne kete aktivitet.

“Ne kushtet kur nga KF Dinamo eshte kryer kjo shkelje, ne veshtrim te parashikimeve te kesaj dispozite rezulton se KF Dinamo, ka aktivizuar nje lojtar, qe nuk lejohet te luante ne kete aktivitet me kete ekip, rrethane per te cilen mbeshtetur ne parashikimet e nenit 36/25, te Rregullores se Veprimtarise Kombetare te FSHF-se, nenit, 23/ 2 te Kodit te Drejtesise Sportive te FSHF, e nenit 55 te Kodit te Disiplines se FIFA, nenit 14 te Kodit te Disiplines se UEFA, KF Dinamo humbet ndeshjen me rezultatin 2-0, ne favor te KF Vllaznia”, thuhet ne komunikate.

Nderkohe, ankesat e Partizanit dhe Flamurtarit per aktivizimin e Gjondedes dhe Bakallit me te kuqte dhe Merxhes me vlonjatet nuk jane marre parasysh nga komisioni. “Meqenese keta lojtare e kane patur te ndaluar pjesemarrjen ne ekipe te tjera ne Kupen e Shqiperise per shkak te regjistrimit te tyre me skuadra te tjera me pare pjesmarrese ne Kupe, te dyja ekipet kane kryer shkelje me pasoje parregullsine e te dyja ndeshjeve te zhvilluara mes tyre.Per keto aresye, anulohet rezultati i te dyja ndeshjeve te zhvilluara midis tyre dhe urdherohet qe KF Flamurtari dhe KF Partizani, te luajne nje ndeshje te vetme ne fushe asnjanjese, te vlefshme per Kupen e Shqiperise”, thekson komunikata zyrtare e FSHF-se.

 

Top Channel