Ferguson, edhe Benitez kunder theksit te tij skocez

16/03/2009 16:10

Pas fitores se bujshme 4-1 ne “Old Trafford”, trajneri i Liverpool, Rafa Benitez beson ne rifitimin e terrenit ndaj Manchester United. Ne nje interviste dhene per gazeten “Sun”, tekniku spanjoll beson se skuadra e tij ka shanse per te fituar Premier League.

“Liverpool ka qene skuadra me e forte evropiane ne 5 vitet e fundit. Kjo eshte e sigurt. Tani duhet te vazhdojme me bindje dhe besim te madh. Duhet te fitojme te gjitha ndeshjet dhe te presim cfare do beje United”, shprehet Benitez.

Ne vijim te intervites ai nuk harron te thumboje edhe kolegun Sir Alex Ferguson. “E respektoj Ferguson si nje trajner te madh, por duhet te mbroj skuadren time. Ndonjehere anglishtja ime nuk eshte e mire por nuk arrij ta kuptoj theksin e tij skocez. Kam lexuar Frojdin ne universitet dhe po perpiqem te permiresoj anglishten, prandaj ndoshta do me kuptoje kur te them ndonje fjale”, shprehet spanjolli.

Benitez ve ne dukje edhe supremacine ekonomike te kundershtareve. “Ne futbollin modern parate luajne nje rol shume te madh. Mund ta vini re nese shikoni pankinen e tyre. Ata kane lojtare te mire ne fushe dhe pankine, por edhe ne i kemi. Ndryshimi eshte se ata kane 4-5 lojtare qe mund te bejne diferencen ne cdo moment, ndersa ne kemi vetem 1 ose 2”, perfundon trajneri i “The Reds”. 

Top Channel