Superliga, barazon Tirana, fiton Vllaznia

15/03/2009 17:20

Tirana ka barazuar pa gola ne transferte me Bylisin e Ballshit ne takimin e javes se 24-te te Superliges duke marre nje pike te vlefshme qe e mban ne kuoten e 45 pikeve ne krye te tabeles.

Nderkohe Vllaznia ka fituar jashte fushe kunder Apolonise duke marre tre pike qe i japin vendin e dyte pas Tiranes edhe pse me te njejtin numer pikesh.

Dinamo e vendit te trete ka humbur me Flamurtarin 2-1 ne Vlore duke mbetur ne kuoten e 41 pikeve, kater pike me poshte se dy ekipet e kreut. Nderkohe Flamurtari mban vendin e shtate te tabeles me 29 pike.

Shkumbini ka barazuar 2-2 me Elbasanin duke marre nje pike qe e con ne kuoten e 38 pikeve, nderkohe qe vendasit gjenden me 27 pike ne vendin e tete.

Partizani dhe Besa kane barazuar 0-0 duke marre nga nje pike qe e cojne skuadren e kryeqytetit ne vendin e 9-te me 26 pike dhe kavajasit ne vend te peste me 34 pike.

Teuta e Durresit ka humbur 0-1 ne fushe te vete kunder Lushnjes duke mbetur me 32 pike ne vendin e gjashte, nderkohe qe lushnjaret shkojne ne 21 pike, por ende ne fund te tabeles.

Top Channel