Qeveria: Politika tentoi te perdorte Gerdecin

15/03/2009 13:10

Ne diten e nje vjetorit te tragjedise se Gerdecit ka reaguar edhe qeveria me ane te zedheneses per shtyp, Juela Mecani.

Duke e cilesuar si nje aksident tragjik ngjarjen qe u mori jeten 26 personave dhe la qindra te tjere te pastrehe, zedhenesja shprehu ngushellimet ne emer te qeverise, duke siguruar familjaret e viktimave se qeveria do te qendroje gjithmone prane tyre per te kapercyer e pasojat e ketij aksidenti.

“Qeveria vlereson fisnikerine e banoreve te Gerdecit qe me percmim refuzuan perpjekjet per te manipuluar me shpirtrat e njerezve te tyre te dashur per qellime politike dhe vleresuan bashkepunimin me qeverine dhe qendrimin e kesaj qeverie qe ne minutat e para pas aksidentit e deri ne ditet e sotme”, thuhet ne qendrimin e qeverise, ku vihen ne dukje edhe perpjekjet per t’u ardhur ne ndihme te plagosurve qe pas momenteve te para te shperthimit.

“Qeveria ka bere cdo perpjekje dhe ka dhene cdo ndihme me dokumentacion dhe mbeshtetje per hetim te shpejte, te pavarur dhe te gjithanshem dhe vendosjen para ligjit te autoreve te tragjedise. Ajo nuk eshte pajtuar dhe nuk pajtohet me akuzat e formuluara vetem e vetem per te fshehur pergjegjesit e vertete te ketij aksidenti tragjik, nuk eshte pajtuar dhe nuk pajtohet me zgjatjen e hetimit dhe pazaret politiko-mediatike me dosjen e kesaj tragjedie. Per qeverine shqiptare zbardhja e te vertetes mbi Gerdecin eshte me rendesi kapitale per drejtesine shqiptare”, thuhet ne fund te deklarates.   

Top Channel