
Ne nje vjetorin e tragjedise se Gerdecit zhvillohet sot nje manifestim i madh proteste organizuar nga disa forca politike, organizata dhe grupime te ndryshme mes te cilave edhe Partia Socialiste.
Manifestimi fillon ne mesdite ne oren 12 ne postobllokun e vendosur disa qindra metra larg kraterit te shperthimit qe i mori jeten 26 personave e plagosi disa qindra te tjere. Nje grup nga banoret e zones se goditur nga shperthimi, familjare te atyre qe humben jeten, do te mbajne nje flamur kombetar me permasa shume te medha me te cilin do te ecin pergjate rruges per ne kryeqytet.
Flamuri pritet te udhetoje dore me dore nga banoret e me pas minatoret, veteranet, ish-ushtaraket, grupimi i vullnetareve per ndryshim dhe shume grupime te tjere qe do jene ne kete proteste. Marshimi drejt kryeqytetit do te vazhdoje deri ne oren 18 ne sheshin “Skenderbej” ne Tirane ku do te mbahet edhe mitingu i perkujtimit te asaj qe ndodhi nje vit me pare.
Nje tjeter miting nga nje force opozitare, LSI do te nise ne oren 17 me nje ecje nga sheshi “Nene Tereza” ne drejtim te kryeministrise. Te dyja mitingjet ne kryeqytet mbahen pothuajse ne te njejten kohe dhe militantet e dy forcave politike te majta, tashme kundershtare do te jene shume prane.
Top Channel