“Gerdeci”, Bumci akuzon Prokurorine

15/03/2009 15:45

Zedhenesi i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Aldo Bumci ka akuzuar Prokurorine se ka vene hetimet per ngjarjen e Gerdecit, ne sherbim te opozites.

Ai ka akuzuar kryetarin e PS-se, Edi Rama, se ka bashkepunuar me nje nga te akuzuarit kryesor te tragjedise, Mihal Delijorgjin.

“Edi Rama nuk proteston dot per Gerdecin sepse ai se bashku me Delijorgjin ka punuar ne hotelet me luksoze te Kretes, te Parisit dhe gjetke. Ai nuk proteston dot per Gerdecin, sepse me Delijorgjin ka sipermarrje te perbashketa dhe vetem javen e fundit para aksidentit, ndau me te 8 leje ndertimi ne zona te ndryshme te Tiranes”, eshte shprehur Bumci.

“Grupi parlamentar i Partise Demokratike e konsideron te qellimshme zvarritjen e hetimeve deri ne diten e pervjetorit te aksidentit tragjik duke theksuar se kjo dosje vihet me shume ne sherbim te mitingut te Edi Rames sesa ne sherbim te drejtesise per shpirtrat e atyre qe rane ne kete aksident tragjik”, shtoi deputeti demokrat.

Top Channel