Premier Liga, Liverpul shkaterron 4-1 Man UTD

14/03/2009 18:45

Tronditet “Pallati i Endrrave”, Mancester Junajtid eshte shkaterruar 1-4 nga Liverpuli ne fushen e tij, duke nderprere ne javen e 29-te te Premier Liges serine prej 11 fitoreve radhazi dhe 16 ndeshjesh pa u mundur.

Dukej se e kishte te sigurte titullin e ketij sezoni skuadra e Ser Ferguson pas nje avantazhi prej 7 pikesh qe kishte nga ndjekesit, por Liverpuli i kthen ata me kembe ne toke.

Ne fillim nje nderhyrje e gabuar e Reines ndaj Park, gjyqtari akordon nje 11-metersh per Mancesterin qe shnderrohet ne gol nga Kristiano Ronaldo.

Por vetem pas 5 minutash dhe Fernando Torres barazon shifrat ne 1-1. Evra nderyn ne menyre te gabuar ndaj Stiven Xherard, i cili fiton nje penallti qe e shnderron vete ne gol duke i dhene avantazhin Liverpulit brenda pjeses se pare.

Ne te dyten, Vidic le skuadren me 10 lojtare pasi merr kartonin e dyte te verdhe, ndersa me goditjen e denimit, Aurelio ben gjithcka ne menyre perfekte duke e cuar topin aty ku nuk shkonte dot Van der Sar.

I gjendur ne inferioritet numerik, skuadra e djajve nuk perballon dot presionin e Liverpulit dhe ne fundin e takimit peson edhe golin e katert i cili u shenua nga italiani Dosena.

Pas kesaj fitoreje Liverpuli rifutet ne luften per kampionatin, pasi ka ngushtuar ne 4 pike diferencen me Mancesterin kryesues edhe pse keta te fundit kane nje ndeshje me pak.

Top Channel