Rikthehet Kategoria Superiore/ Të gjithë kundër Egnatias, në lojë trofeu i kampionit dhe objektiva të tjerë
Kaosi që ka përfshirë një pjesë të madhe të federata sportive shqiptare, shënon edhe një kapitull tjetër.
Tashmë pas një ankese të Flobens Dilaverit, me cilësinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës ka bërë që çështja të merret në shqyrtim nga Këshilli i Arbitrazhit Sportiv.
Ky i fundit, pasi ka shqyrtuar ankesën e zotit Dilaveri, ka vendosur të shpallë të pavlefshme zgjedhjet e mbajtura më datën 7 shkurt 2009 në këtë federatë ku u zgjodh president deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj. Sipas KAS-it këto zgjedhje janë të vlefshme, sepse nuk janë respektuar procedurat e parashikuara në rregullore.
Po ashtu, ky komitet ka rrëzuar pjesërisht kërkesën e Dilaverit në lidhje me urdhërimin e zhvillimit të zgjedhjeve të reja. Tashmë pritet reagimi i MTKRS, e cila njeh për president Aleksandër Biberajn.
Top Channel