Dita e Veres, festime ne Elbasan dhe Peqin

14/03/2009 12:15

Festimet per Diten e Veres nisen qe mbreme ne qytetin e Elbasanit dhe Peqinit. Mijera njerez mbushen sheshin e qytetit te Elbasanit per te ndjekur nje koncert qe shenoi edhe fillimin e festimeve te dites se veres.

Kenge qytetare te Shqiperise se Mesme, por edhe muzika moderne mbushen qytetin per disa ore me radhe. Paralelisht, ne nje tjeter qytet te Shqiperise se Mesme, ku festa eshte po aq e lashte sa edhe kalate e muzika, kishte ftuar mijere njerez ne rruge e sheshe.

Ne Peqin ceremonite nisen me nje panair, ku kuzhinieret ekspozuan gatimet tradicionale. Por edhe pse kuzhina evolon dhe arti i gatimit modernizohet, ka ende njerez qe u qendrojne besnike metodave klasike.

Ndersa ne Elbasan eshte ballokumja artikulli tradicional, ne Peqin eshte nje ene prej balte e mbushur me kripe, brenda se ciles piqet pula ne vatren e oxhakut.

 

Top Channel