Bundesliga, Herta dominon kreun e klasifikimit

14/03/2009 19:00

Herta e Berlinit ka perforcuar pozitat e saj ne krye te Bundesliges, pasi ka arritur nje fitore te ceket por te rendesishme, 1-0 ndaj Bajer Leverkusen.

Goli i vetem, por thelbesor per ekipin mban firmen e Voronin ne minuten e ’50. Nderkohe, Bajerni i Mynihut, pas shume diteve te zeza ka gjetur serish fitoren.

Bavarezet kane mposhtur 3-0 ne transferte ekipin e Bokum, me gola te Ze Roberto, Lahm dhe De Mikelis. Fitore kane arritur edhe Mynhengalbdah dhe Arminia, 4-2 dhe 1-0 ndaj Kelnit dhe Karlsruhe.

Takimet e vetme te mbyllura ne barazim kane qene Eintraht-Hofenheim 1-1 dhe Hanover-Borusia 4-4.

Top Channel