Tronditet FSHF, priten shkarkime

13/03/2009 08:50

Fakti që tre ekipet, Dinamo, Partizani dhe Flamurtari, kanë aktivizuar apo kanë pasur në 18-she për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë lojtarë, të cilët në pjesën e parë të këtij kompeticioni kanë luajtur për skuadra të tjera, ka kaluar pa u vënë re nga zyrtarët e FSHF-së, duket se do të jetë një çështje që nuk do të përtypet lehtë nga institucioni më i lartë i futbollit në vendin tonë.

Një gjë e tillë nuk mund të justifikohet përveçse me termin papërgjegjshmëri në kryerjen e detyrës.

Zyrtarët përgjegjës duhet ta kishin evidentuar këtë parregullsi që në takimet e para dhe jo të prisnin Vllazninë, pasi humbi në fushë, të denonconte (nëse shkodranët nuk do të kishin humbur, ndoshta tani do të ishim të gjithë të lumtur e të kënaqur dhe asgjë nuk do të merrej vesh).

Dje nuk kanë munguar zëra potencialë, të cilët kanë folur për pasoja të rënda dhe të pashmangshme pas këtij skandali. Flitet për shkarkime të mundshme nga presidenti Armand Duka, por nuk përjashtohet që gjithçka të zgjidhet me paraqitjen e dorëheqjeve nga vetë zyrtarët përgjegjës

Top Channel