Real Madrid, Mourinho kerkon stolin “e bardhe”

13/03/2009 21:30

Jose Mourinho mund te ulet shume shpejt ne stolin e Real Madrid. Lajmin e ben te ditur gazeta spanjolle “Sport”, sipas se ciles, eleminimi nga Champions e ka futur ne krize marredhenien e teknikut luzitan me klubin e Interit.

“Sport” thekson se Mourinho eshte ne kerkim te nje aventure te re dhe kete mund ta beje pikerisht me Real Madrid, nje klub qe e pelqen dhe intrigon njekohesisht. Nga ana tjeter edhe skuadra “merengues” eshte ne krize rezultatesh dhe per momentin zgjidhje do te ishte nje dore e forte ne grupin “galaktik”.

Ne liste per te marre drejtimin e Real Madrid eshte edhe Rafa Benitez, diteve te te cilit tek Liverpool duket se po u vjen fundi. Hipoteza e italianit Carlo Ancelotti duket me e larget edhe pse ditet e shkuara u mendua se pas Milanit ai e kishte projektuar te ardhmen tek Real Madrid.

Top Channel