Masakra e Gjermanise, nuk pati paralajmerim ne internet
13/03/2009 10:10
Masakra e dy diteve me pare ne nje shkolle te mesme te Gjermanise nuk ishte paralajmeruar ne internet. 17-vjecari, qe vrau me arme zjarri 15 persona, nxenes dhe mesues te ish-shkolles se tij, nuk kishte publikuar asnje mesazh online.
Vetem nje dite pas perhapjes se lajmit per tragjedine e paralajmeruar, ka reaguar ministri i Brendshem i Baden-Wuerttemberg, rajonit ku ndodhi tragjedia.
Sipas Heribert Rech, lajmi ka qene i rreme dhe historia e bisedes ne internet mes agresorit dhe nje shoku te tij eshte sajuar nga ky i fundit.
Nje bashkemoshatar i vrasesit kishte perhapur informacionin se adoleshenti kishte thene se te gjithe do t’i mesonin aftesite e tij kur te merrnin vesh se c’do te ndodhte.
Top Channel