Izraeli do liroje 450 te denuar palestineze
13/03/2009 09:30
Izraeli ka vendosur te liroje 450 te burgosurit palestineze, sipas kerkeses se Hamasit. Ne kembim te tyre do te sigurohet lirimi i ushtarit izraelit Gilad Shalit.
Lajmin e bejne te ditur burime palestineze nga Kajro. Izraeli kerkon qe disa prej te burgosurve te largohen ne mergim jashte vendit, ndersa te tjeret ne Gaza dhe jo ne Bregun Perendimor.
Hamas ka pranuar vetem pjeserisht kete kerkese, duke pranuar azilin vetem per pak te burgosur dhe me kushtin qe edhe ata vete te jene dakord.
Top Channel