
Policia austriake ka bere te ditur se ka shkaterruar nje rrjet pornografie me te mitur, me degezime ne 170 vende dhe me perfshirjen e pothuajse 1 mije personave, perfshire ketu mesues e doktore.
Policia ka njoftuar se ka ndaluar rreth 190 persona ne Austri, ku dhe ka konfiskuar 14 mije kompjutera dhe disqe qe permbanin materiale pedo-pornografike.
Pamjet qe ato permbanin tregonin femije te zhveshur te moshave nga 9 ne 12 vjec, kryesisht nga SHBA dhe Paraguaji.
Ky eshte nje nder operacionet me te medha te kryera ndaj ketij lloji krimi ne Austri dhe u shoqerua edhe me kontrolle nga policia ne Kroaci, ku ishte krijuar dhe nje faqe e posacme interneti.
Policia identifikoi ne total 935 te dyshuar gjate hetimit te saj, te koduar me emrin “Operation Sledgehammer”.
Top Channel