Ronaldo shenon gol me vleren e 3 pikeve

12/03/2009 15:10

Sulmuesi brazilian i Corinthias po rilind nga ndeshja ne ndeshje pasi ka shenuar nje gol me vleren e tre pikeve ne ndeshjen kunder Sao Caetaneo.

Dy gola ne po kaq ndeshje. Ndoshta nje rifillim me pozitiv Ronaldo as nuk e kishte enderruar. Sulmuesi brazilian i Corinthias po rilind nga ndeshja ne ndeshje pasi ka shenuar nje gol me vleren e tre pikeve ne ndeshjen kunder Sao Caetaneo.

Rezultati i mberthyer ne shifrat 1-1 eshte zhbllokuar ne minuten e 75-te nga “Fenomeni” qe dalengadale po rifiton formen e tij ideale. Golin e pare ne kampionat Ronaldo e shenoi ne ndeshjen kunder Palmeiras ku i dhuroi skuadres se tij nje pike me mjaft vlera pasi ndeshja u mbyll ne barazim 1-1.

Ne perballjen e mbremjes se djeshme, Ronaldo e shenoi golin pas nje pasimi te sakte te Dentinho-s, duke entuziazmuar 30 mije tifozet e stadiumit Pacaembu. Sulmuesi eshte rithyer ne fushat e gjelbra 13 muaj pas demtimit ne gjurin e majte qe e detyroi te kryente nje tjeter nderhyrje kirurgjikale.

Top Channel