Kupa, Vllaznia e Flamurtari kerkojne fitoren ne tavoline

12/03/2009 18:45

Pas Vllaznisë edhe Flamurtari kërkon fitoren në tavolinë dhe kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Kete gje drejtuesit e ketyre dy klubeve e bazojne ne rregulloren e Federates Shqiptare te Futbollit, ku ne nenin 36, pika 25, thuhet se nje lojtar nuk mund te luaje per dy skuadra te ndryshme brenda nje sezoni ne Kupen e Shqiperise.

“Behet fjale per Gjondeden qe ka ardhur nga Teuta tek Partizani dhe Bakallin nga Elbasani tek Partizani”, shprehet shefi i klubit vlonjat, Geri Cipi qe kerkon skualifikimin e te kuqve nga Kupa. 

Futbollisti Elis Bakaj, ne fazen pare eshte aktivizuar me skuadren e Partizanit, ndersa ne te dyten luan me Dinamon, me te cilen shkodranet humben ndeshjen e pare 2-1 dhe barazuan ne te dyten 0-0.

Pikerisht ne aktivizimin e Bakajt, Vllaznia pretendon shkeljen e rregullores dhe kerkon te permbyse rezultatin ne favor te saj, duke siguruar edhe kualifikimin. Nderkohe burime prane FSHF-se pohojne per Top Channel se pretendimet e dy skuadreve do te shqyrtohen.

 

Top Channel