Zyrtare/ Prezantohet transferimi rekord i Milanit, ylli portugez është tashmë kuqezi
Roger Federer nis bashkepunimin me nje nga trajneret me te mire qe jane aktualisht ne qarkullim.
Pas divorcit me Toni Roche ne vitin 2007, ish raketa numer 1 ne bote e vazhdoi stervitjen i vetem por tashme ai ka zgjedhur te trajnohet nga Darren Cahill. Australiani ka qene me pare stervites i raketave te njohura si Andre Agassi e Lleyton Hewitt. Bashkepunimi do te nise qe gjate kesaj jave ne Indian Wells, turneu i pare Master Series per 2009-en.
Cahill eshte trajneri i trete australian qe do stervise tenistin zvicerian pas Peter Carter dhe Roche. Ndoshta ky vendim eshte marre nga Federer pas disfatave ndaj numrit 1 te botes Nadal ne Roland Garros, Wimbledon dhe Australian Open ne finalen e ketij viti, ku zviceriani nuk mundi dot ta kalonte tenistin spanjoll qe i ka marre edhe vendin e pare ne renditjen e pergjithshme.
Top Channel