Cana: Finalja e UEFA-s? Të kalojmë Ajaksin

12/03/2009 10:00

Lorik Cana dhe Olimpiku i Marsejës do të luajnë sot në stadiumin “Velodrom” kundër Ajaksit.

Ndeshja me holandezët është e vlefshme për 1/8 e Kupës UEFA dhe për mesfushorin shqiptar, mënyra e vetme për të synuar trofeun është kalimi i klubit të mirënjohur nga Vendet e Ulëta.

“Ndeshjet në Kupat e Evropës kanë një specifikë të ndryshme nga ato të kampionatit. Luajmë me një skuadër prestigjioze dhe dimë ta qarkullojmë mirë topin”, deklaroi 25-vjeçari kuqezi.

“Finalja e Kupës UEFA? Për një ekip si ky i yni, që pretendon të arrijë deri në atë pikë dhe të luftojë për fitimin e trofeut, më parë duhet të kalojmë Ajaksin. Deri më tani në aktivitetet ndërkombëtare jemi ndeshur edhe me dy skuadra të tjera holandeze (PSV në Champions dhe Tuenten).

Ajaksi nuk është në pozita të mira në kampionat dhe në merkaton e janarit shiti lojtarin më të mirë te Reali i Madridit (Huntelarin). Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se ata eliminuan Fiorentinën. Mendoj se do të jetë një përballje shumë interesante”.

Top Channel