Alonso: Ne gare per titullin edhe une

12/03/2009 15:40

Spanjolli i skuderise Renault sfidon dy superfuqite Ferrari e McLaren ne startin e ketij sezoni qe do filloje ne 29 mars nga Melburni i Australise.

Fernando Alonso ka shume besim tek rikthimi ne nivelet me te larta gjate ketij sezoni. Spanjolli i skuderise Renault sfidon dy superfuqite Ferrari e McLaren ne startin e ketij sezoni qe do filloje ne 29 mars nga Melburni i Australise.

“Kete vit nuk do kete me nje dominim te dyshes Ferrari-McLaren pasi rregullat e reja e kane ndryshuar shume situaten. Mendoj se ka shume skuderi te tjera shume te fuqishme”, shprehet ish kampioni i dyfishte i botes, duke theksuar se Brawn, BMW dhe Toyota do konkurrojne makinat qe kane dominuar kete sport gjate viteve te fundit.

“Kohet do jene me te ngushta mes konkurrenteve dhe kjo do beje qe te rritet konkurrenca. Kjo do ta beje boterorin me te ekujlibruar dhe interesant. Objektivi im eshte ta mbyll me nje pike me shume se zv/kampioni”, perfundon piloti spanjoll i Renault.

Top Channel