West Ham, Behrami operohet, 6 muaj jashte

11/03/2009 15:20

Kosovari me pasaporte zviceriane, Valon Behrami i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale ne ligamentet e gjurit.

Mesfushori i West Ham e ka mbyllur sezonin me kete operacion dhe mendohet qe ai te rikthehet vetem pas 6 muajsh me rifillimin e sezonit te ri ne muajin shtator. Ish lojtari i Lazio-s u operua ne nje klinike te Romes, ndersa fazen e rehabilitimit do ta kaloje ne Londer, prane klubit te tij.

23 vjecari qe luan per kombetaren e Zvicres eshte demtuar ne ndeshjen e Premier League kunder Manchester City ne daten 1 mars. Ne sezonin e tij te pare ne Angli, Behrami regjistron 27 ndeshje dhe dy gola te shenuar.

Gjate merkatos se veres, Behrami u vu ne shenjester nga shume skuadra te medha, duke pare paraqitjen pozitive qe ai ka bere ne kete sezon me “Cekanet” e Londres.

Top Channel