Real Madrid, Raul u kerkon falje tifozeve

11/03/2009 16:10

Humbja e thelle 4-0 ne “Anfield Road” kunder Liverpool ka vendosur ne pozite te veshtire gjithe skuadren e Real Madrid qe duhet te perballet me kritika te shumta ne Spanje.

I pari qe ka reaguar duke kerkuar falje per kete rezultat eshte kapiteni Raul. “U kerkoj falje tifozeve sepse nuk ishim ne lartesine e duhur. Liverpool ishte superior ne te gjitha aspektet dhe nuk mund te justifikohemi me gabimet e arbitrit ne dy golat e pare”, shprehet sulmuesi me numrin 7, i cili i ka dhene fund ne menyren me te keqe aventures se Champions League per kete sezon.

Ne vijim te deklarates, lojtari kastilian e pranon faktin se e ardhmja do jete edhe me e veshtire per Real Madrid. “Gjithesesi duhet ta cojme menjehere koken sepse te shtunen kemi nje ndeshje te rendesishme”, shprehet Raul qe kerkon te karikoje te tijte per te shpetuar sezonin e Real Madrid

Top Channel