Federata Boterore e Mundjes perjashton FSHM-ne

11/03/2009 20:40

Heshtjes se Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve, Federata Boterore e Mundjes i eshte pergjigjur me mosnjohjen e kesaj federate dhe pezullimin nga te gjitha aktivitetet nderkombetare deri ne sqarimin e gjendjes.

Ne letren e pare me 19 janar qe FILA i ka derguar Ministrise se Sporteve i kerkon qe te ndryshohen disa pika te statutit te tyre sepse sipas Federates Boterore te Mundjes jane ne kundershtim jo vetem me karten olimpike por edhe me statutin e kesaj federate dhe vetem pas ketyre ndryshimeve qe ne fillim do te miratohen nga FILA dhe me pas nga ministri, mund te zhvillohej Asambleja Zgjedhore.

Ne te vertete Asambleja Zgjedhore u be pa keto ndryshime dhe ministria jo vetem qe nuk respektoi kete udhezim por edhe miratoi zgjedhjet e bera dhe organet e reja drejtuese. E njoftuar per kete gje Federata Boterore e Mundjes i referohet letres se Komitetit Olimpik Nderkombetar per ceshtjen e nderhyrjes politike.

Si rrjedhoje ne letren e mberritur me 11 mars, FILA i ben me dijeni Ministrise se Sporteve se tashme ka vendosur; Federata Shqiptare e Mundjes nuk do te njihet nga Federata Boterore dhe e konsideron ate te jashteligjshme, gjithashtu Federata Shqiptare e Mundjes pezullohet dhe nuk do te marre pjese ne asnje gare nderkombetare deri sa te zgjidhet situata aktuale.

Top Channel