Perplasjet KOKSH-qeveri rrezikojne Pescara 2009

10/03/2009 15:45

Mosmarreveshjet mes qeverise dhe KOKSH-it qe se fundmi jane shnderruar ne konflikt mes disa federatave sportive dhe KOKSH-it, mund te rrezikojne pjesmarrjen e plote te Shqiperise ne lojrat mesdhetare Pescara 2009.

Sekretaret e federatave qe nuk njihen nga Komiteti Olimpik Shqiptar, kane bojkotuar mbledhjen e pare informuese rreth ketij aktiviteti, duke theksuar se drejtuesit e ketij organizmi jane te paligjshem. Sipas sekretarit te KOKSH-it, bojkotimi i aktivitetit nuk eshte nje shenje pozitive, sepse pjesemarresit ne mbledhje jane administratore.

“Deri tani kete te drejte e ka KOKSH dhe nuk mund te regjistrohen ne menyre individuale sic tha dikush ketu”, theksoi Bello.

Sekretari Bello ka pohuar gjithashtu se futbolli, basketbolli dhe volejbolli do te marrin pjese ne keto lojra me ekipet e tyre me te mira nderkohe pritet qe Shqiperia te perfaqesohet me rreth 130 sportiste ne Pescara 2009.

Top Channel