Milan ne alarm, demtohet edhe David Beckham

10/03/2009 20:40

Tjeter alarm ne radhet e Milanit pasi infermieria eshte shtuar me nje lojtar te rendesishem.

Behet fjale per te sapoblerin David Beckham, i cili nuk ka mundur ta shijoje lajmin e qendrimit ne Milano deri ne fund te sezonit. Pas Kaka, Ronaldinho e Borriello, trajneri Ancelotti nuk do kete ne dispozicion as mesfushorin anglez qe u demtua gjate stervitjes se sotme.

“Beckham ka pesuar nje ndrydhje te grades se pare ne kaviljen e djathte. Gjendja e tij do vleresohet gjate oreve te ardhshme”, thuhet ne nje komunikate te publikuar nga klubi kuqezi.  Nderkohe, Ancelotti do kete te gatshem mesfushoret Ambrosini e Seedorf, ndersa Ronaldinho vazhdon te kete probleme.

Edhe Kaka nuk eshte ne gjendje te mire shendetesore por aim und te jete i gatshem per ndeshjen e 22 marsit kunder Napolit.

Top Channel