Villa: Raul nuk e humbi kombetaren nga une

09/03/2009 21:30

Sipas shtypit spanjoll, mungesa e Raul ne kombetare per Euro 2008 ishte e lidhur ngushte me pranine e sulmuesit te Valencias, David Villa.

Por kete version nuk e pranon vete lojtari Galician, i cili nuk preferon ta quaje veten si “ekzekutuesi” i numrit 7 te Real Madrid. “Ky debat nuk me ka pelqyer asnjehere sepse me demton si mua ashtu edhe Raul. Kemi pasur marredhenie shume te mira ne kombetare dhe une mendoj te punoj vetem per veten time, jo per te demtuar te tjeret”, shprehet Villa ne nje interviste dhene per fifa.com.

Nje prej pikave me te prekura nga mediat eshte ajo e numrit 7 ne fanele, per te cilin mendohet se asnje nga sulmuesit nuk ka pasur deshire te heqe dore. “Nese nje dite nuk do kem mundesi te humbas numrin 7, nuk do ta kthej ne nje drame. Thjesht une luaja mire me klubin tim dhe trajneri me thirri duke me dhene mundesine”, thote  “El Guaje”.

Ne fund te intervistes, ai nuk e fsheh deshiren per te kaluar numrin e golave te shenuar nga Raul me fanelen e kombetares iberike. “Nuk do mend qe do me pelqente edhe pse eshte shume e veshtire. Jam ne kuoten 25 dhe ai ka shenuar 44”, perfundon Villa. 

Top Channel