Quaresma rilind, Chelsea mendon ta bleje

09/03/2009 21:50

Ricardo Quaresma rilind ne pjesen e dyte te sezonit me skuadren e Chelsea.

Brenda pak kohesh, portugezi ka shijuar dy eksperinca te ndryshme, nje tek Inter dhe tjetren tek skuadra londineze dhe padyshim ajo qe i ka lene shije me te embel eshte eksperienca ne Angli. Mesfushori i krahut qe tek Inter u konsiderua si i pavlefshem, po rilind ne radhet e bluve te Hiddink.

Gjate javeve te fundit ai eshte rikthyer ne formen ideale dhe kjo ka bere qe Chelsea te mendoje per ta blere perfundimisht. Gjate dy ndeshjeve te fundit kunder Portsmouth dhe Coventry ai ka dhene dy asiste per Drogba dhe Alex te cilet kane shenuar.

Top Channel