Nis procedimi penal ndaj ish-ministrit Pango

09/03/2009 08:20

Ylli Pango ka shfrytezuar postin si minister i Kultures, Rinise dhe Sporteve, per te marre donacione per institutin e tij.

Donacionet ishin qindra mijera euro dhe vinin nga organizmat e huaja te BE-se, por nuk perjashtohen edhe parate e ministrive shqiptare per institutin e Pangos, qe drejtohej nga mbesa e tij.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme thane se ka filluar procedimi penal ndaj ish-ministrit Pango per vepren penale te shperdorimit te detyres. Dosja eshte regjistruar ne Prokurorine e Pergjithshme dhe po hetohet nga prokurorja Anila Leka se bashku me oficerin e policies gjyqesore, Afrim Shehu.

Hetuesit kane percaktuar se kaseta e siguruar nga “Fiks Fare” eshte origjinale dhe zeri eshte i Pangos. Ata kane ndare hetimet ne dy pjese: favoret per punesimin, duke shfrytezuar detyren dhe shperdorimit te detyres ne
lidhje me donacionet dhe dypunesimin ne OJF-ne.

 

Top Channel