Makinat, “Chrysler” do nxjerre 24 modele te reja

09/03/2009 18:10

E ardhmja e “Chrysler” eshte e lidhur me dizenjatoret e huaj, duke qene se plani i riperteritjes i paraqitur nga Departamenti i Thesarit parashikon nxjerrjen ne treg te 24 modeleve.

Nje gje e tille do te ndodhe ne 48 muajt e ardhshem dhe zhvillimi i ketyre modeleve varet nga “FIAT”, “Nissan” dhe “Lotus”.

Lajmin e ben te ditur “Wall Street Journal”, e cila rikujton se rastet e meparshme per te nxjerre ne tregun amerikan vetura me dizajn te huaj kane qene nje deshtim i vertete.

Nderkohe, persa i perket “BMW”, grupi per muajin shkurt ka regjistruar renien me te ndjeshme te shitjeve globale me 24.4%, me 80.453 makina te shitura. Megjithate, per makinat e markes ne fjale jane rritur kerkesat ne Brazil, Rusi, Indi dhe Kine.

Gjithashtu, shtepia bavareze e automobilizmit vazhdon te zgjeroje kuoten e tregut, ku synon te jete lider boteror edhe ne 2009-en.

Top Channel