
Policia kufitare ne Kakavije ka sekuestruar sot nje sasi prej 55 kilogramesh marihuane ne nje autobus te linjes Tirane-Athine.
Autobuzi po qendronte ne radhe per te kaluar ne token greke dhe ne te ndodheshin shoferi, nje fatorino dhe vetem 3 udhetare.
Korrespondentja e Top Channel ne Gjirokaster, informon se kjo ka bere qe autoritetet policore ne Kakavije te dyshonin dhe te nisin nje kontroll te te gjithe mjetit. Pas kontrollit te imtesishem u gjeten 55 kilograme lende narkotike e presuar, e vendosur ne pako 1 kilogramshe ne pjesen e motorit te kondicionerit te ketij autobusi.
Menjehere eshte bere ndalimi i dy personave, drejtuesit te mjetit dhe fatorinos, Ferdinand Nano dhe Ilia Goxhaj. Nderkohe, ka nisur nje tjeter kontroll ne trupin e autobusit per te pare nese aty fshihej ndonje sasi tjeter lende narkotike.
Policia vetem nje dite me pare beri te mundur kapjen e mbi 500 kilogrameve mariuane ne nje operacion, pas te cilit vuri ne pranga dy banore te fshatit Lazarat. Ndersa me heret nje shtetas u ndal ne superstraden Tirane-Lezhe me nje sasi te konsiderueshme lende narkotike te llojit heroine.
Top Channel