Corinthias, Ronaldo rigjen golin pas rreth 1 viti

09/03/2009 16:05

Pas 13 muajsh, braziliani Ronaldo rikthehet te goli duke shenuar per here te pare me fanelen e Corinthias.

Luiz Nazario de Lima ose sic njihet ndryshe Ronaldo, ka qene protagonisti i skuadres ku aktivizohet pasi ka shenuar golin e barazimit ne sfiden e kampionatit vendas ndaj Palmeiras. Ish “Fenomeni” u fut ne fushe ne minuten e 65-te dhe tregoi se eshte ne nje forme mjaft te mire

fizike, duke goditur nje here tranversen dhe me pas duke shpetuar skuadren e Korinthias nga humbja. Sulmuesi ka festuar se bashku me tifozet golin e tij te pare, pas nje periudhe te gjate pushimi, gje e cila solli ndeshkimin e tij me karton te verdhe.

“Eshte nje moment mjaft i bukur dhe jam shume i emocionuar”, ka deklaruar pas ndeshjes Ronaldo, i cili ka kerkuar gjithashtu falje edhe per festimin e tij pas golit qe u be shkaku i nje incidenti te madh.

Top Channel